VIDEO- KAFE SHQETO/ Metushi: Çfarë dimë për shëndetin e Llallës

VIDEO- KAFE SHQETO/ Metushi: Çfarë dimë për shëndetin e Llallës

11:47, 23/09/2021
A+ Aa A-

Emisioni i mëngjesit në SYRI TV, Kafe Shqeto, trajtoi çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili është dënuar me dy vite burg.

Gazetarja Bleona Metushi tha se kontrollet e kryera në banesën e Llallës mbrëmë në darkë ishin procedurale pasi verifikimi i kryer në sistemin TIMS tregoi se ai është larguar jashtë vendit, me drejtim Italinë.

“Llalla është shpallur në kërkim në territorin shqiptar. Kushdo efektiv që e pikas, mund ta arrestojë. Por ende nuk ka një urdhër-arresti ndërkombëtar. Ky do vijë pasi të ketë një përgjigje për të gjitha kontrollet e mundshme që do të kryhen në vend,” tha gazetarja.

Sipas saj, Llalla ka një afat të vetëdorëzimit vullnetar për 7 ditë, por dje gjykata kërkoi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit. Metushi tha se ndërkohë është paralajmëruar një rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ajo u ndal edhe te diskutimet për shëndetin e ish-kryeprokurorit.

“Duhet thënë se kemi informacion vetëm nga një akt-ekspertimi të dorëzuar në Gjykatën e Apelit për shëndetin e Llallës.

Sipas këtij akti-ekspertimi, avokati pretendon se ka një sëmundje të parikuperueshme. Në rrethin miqësor flitet për epilepsi, por kjo është e pakonfirmuar. Avokati Sokol Hazizaj thotë se shenjat e kësaj sëmundje janë përkeqësuar dhe ai është në regjim spitalor.

Kjo, sipas tij, e bën të pamundur që të vuajë dënimin në regjim burgu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco