VIDEO/ Vlorë, numër i lartë turistësh në bregdet: Na pëlqen shumë natyra dhe ushqimi...

VIDEO/ Vlorë, numër i lartë turistësh në bregdet: Na pëlqen shumë natyra dhe ushqimi...

11:10, 23/09/2021
A+ Aa A-

10 ditëshi i fundit i muajit shtator ka regjistruar një numër të lartë turistësh në plazhet e Vlorës.        Pjesa më e madhe e turistëve janë kryesisht nga Ukraina apo Rusia. Për Syri tv pohojnë se plazhi në vjeshtë është periudha më e mirë, për shkak edhe të uljes së çmimeve dhe qetësisë.

Vlora vijon ende të ketë turistë të shumtë, pavarësisht luhatjeve të temperaturave, kjo falë të huajve të cilët e shohin si momentin perfekt për të zhvilluar pushimet në jug. Ajo që bie në sy, është se numri më i lartë i turistëve janë nga Ukraina, Rusia, Polonia apo dhe Serbia. Sipas tyre, çmimet kanë pësuar një rritje në krahasim me vitin e kaluar por i përlqen që të vijnë në këtë periudhë për shkak të qetësisë.

Tani është një periudhe e mire, nuk ka shumë njerëz dhe temperaturat janë normale. Ne po e shijojmë shumë qëndrimin tonë këtu. Janë shumë restorante që na pelqejnë sepse gatuajnë shumë mirë.

Ne kemi 7 ditë këtu na pëlqen shumë dhe koha është shumë e mirë, çmimet me duken normale janë pothuajse si në Serbi por duhet të pranoj qe nga viti i kaluar ka pasur rritje.

Unë po kënaqem shumë ketu dhe realisht më pelqen ambjenti deti rëra çdo gjë. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe kur të kthehem në vendlindjen time do t’ia rekomandoj këtë vend miqëve të mi.

Turistët pohojnë se bregdeti shqiptar është kthyer në një destinacion kryesor për ta pasi cdo vit vijnë e frekuentojnë.Të kënaqur nga plazhet ata theksojnë se do të rikthehen sërisht vitin tjeter dhe se do ta promovojnë Shqipërinë edhe tek familjarët e miqtë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco