Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Pse habitet tani Bolino nga skandali që denoncoi Berisha në 2015-ën?

Pse habitet tani Bolino nga skandali që denoncoi Berisha në 2015-ën?

10:57, 23/09/2021
A+ Aa A-

Më 1 qershor të vitit 2015, Sali Berisha denoncoi përmes një fotoje, një trafikant të dënuar droge.

Ai tha se Endri Peza, i cili pozonte me kryeministrin Edi Rama, është dënuar në Itali.

Por një valë reagimesh kundër ish-kryeministri pasoi jo vetëm në median sociale, por edhe në atë tradicionale.

Mediat e Ramës, me në krye gazetën Tema dhe Shqiptarja, shkruanin se Endri Peza është i pafajshëm dhe se Berisha po njollos një njeri të ndershëm. Madje Tema e Mero Bazes shkruante se Berisha del gafil sërish.

Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj duke publikuar të plotë vendimin e dënimit të Pezës, i cili kishte edhe një bashkëpunëtor të dënuar, të quajtur Julian Mandija. Banda e tyre trafikonte sasi të mëdha heroine.

Koha kaloi dhe sot u mësua se Julian Mandija, i cili punonte prej vitesh i qetë si doganier në Durrës, është arrestuar nga policia dhe pritet të ekstradohet pasi është dënuar me 7 vite burg në Itali.

Pikërisht e njëjta gazetë, Shqiptarja e Karlo Bolinos, tani shkruan me shkronja të mëdha se ky është një skandal.

Lexojeni se çfarë shkruan kjo gazetë sot, ndërsa pyetja që ngrihet është: po në vitin 2015, pse nuk ishte skandal denoncimi i Berishës?

JA ÇFARE SHKRUAN SOT GAZETA E BOLINOS

Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të mëdha. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vetëm që vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në sektorin e kontrollit të importeve në Portin e këtij qyteti.

Arrestimi i tij është bërë pikërisht në vendin e punës, në Port, thonë burime të sigurta për Report Tv, duke dhuruar një shfaqjeje aspak të këndshme për punonjësit. Operacionin për kapjen e 42-vjeçarit në vendin e punës, policia e nëpërmjet një njoftimi krejtësisht të thjeshtë, ku në asnjë rresht nuk shkruan se bëhët fjalë për një doganier të arrestuar, që prej disa kohësh ishte në kërkim nga autoritetet. 42-vjeçari kishte mbi 5 vite i punësuar dhe ka qenë në hetim nga Interpol dhe Policia, por së fundmi u ka ardhur njoftimi për ekstradimin. Mandija tashmë do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" .

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni ku iu gjetën 15 kg heroine, 15 mijë euro, 5 telefona celularë, tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 16:24

PIKËRISHT PËR KËTO DENONCIME "ANTI-AMERIKANE", PËR KËTO "KRIME" DHE "KORRUPSIONE DOMETHËNËSE" DHE PËR KËTË "VERPIMTARI ANTIDEMOKRATIKE", SALI BERISHA U SHPALL PERSON NON-GRATA NGA SHBA SOROSIANE!!! KUSH MUND TA DREJTOJË SOT PARTINË DEMOKRATIKE SHQIPTARE??? UNË MENDOJ OSE SALI BERISHA OSE ALFRED CAKO, SEPSE QË TË DYVE PO U VERTETOHEN DENONCIMET, PROFECITË DHE DEKLARIMET 100%!!!

Daj Jaku23/09/2021 15:00

Prandaj edhe sot e kësaj dite E Drama është kryeministër ndërsa Kar lo Bolino (bole e vogël) është miliarder me lekët e vjedhura popullit shqiptar nga kryeministri dhe dhuruar boles së tij të vogël. Ku është ASPAKU për të arrestuar kriminelët e denoncuar nga Berisha dhe të mbrojtur nga kryetari i këtyre kriminelëve E Drama dhe karbolet e tij, të cilët i përkrah Yuri Kim në emër të USA, ndërsa denigron Berishën që denoncon krimin. Është përmbysur bota, poli i veriut ka dalë në jug. Krimi nuk ndiqet më nga ligji por ndiqet denoncuesi i krimit. Kjo nuk është gjë e re, kjo është thjesht mafja e lashtë e karboleve të importuar nga atdheu i mafjes, që ka marrë në dorë qeverisjen e Shtetit. Prandaj duhet të rikthehet Sali Berisha për të ribërë rrevolucionin.

Shto koment

Denonco