Pajisje hetimi për policinë shqiptare, SHBA: Do ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit

Pajisje hetimi për policinë shqiptare, SHBA: Do ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit

10:52, 23/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ditën e djeshme Policisë së Shtetit pajisje hetimi prej 100 mijë dollarësh. Siç shprehet Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, pajisjet janë të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.

Në njoftim thuhet se pajisjet do të ndihmojnë forcat shqiptare ligjzbatuese që të mbrojnë qytetarët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënime të tjera.

NJOFTIMI

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco