Skandali i trafikantit-doganier/ Denoncimi i Berishës dhe fotoja e Ramës

Skandali i trafikantit-doganier/ Denoncimi i Berishës dhe fotoja e Ramës

10:45, 23/09/2021
A+ Aa A-

Në qershor të vitit 2015, ish-kryeministri Sali Berisha do të bënte një denoncim të fortë në Facebook.

Ai do publikonte një foto të kryeministrit Edi Rama, me atë që Berisha e quan mikpritësin e tij, Endri Peza, i arrestuar për trafik droge në sasi të mëdha në Itali.

Por në kuadër të këtij operacioni, bashkë me Endri Pezën u arrestua edhe Julian Mandija. Banda e tyre akuzohej se trafikonte sasi të mëdha heroine.

Për ironi, ditën e sotme u raportua se policia shqiptare ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafik droge. Ai është pikërisht Julian Mandija, bashkëtrafikanti i Endri Pezës.

Historia nuk ndalet këtu. Mandija kishte vazhduar për vite të tëra punën i qetë në portin e Durrësit si doganier.

Jo vetëm kaq, por ai atje punonte pikërisht në sektorin e kontrollit të kontenierëve. Të punosh i qetë pikërisht në pikën prej nga hyn droga në vend, ky është një skandal që ndodh vetëm në një narko-shtet.

42-vjeçari është arrestuar në vendin e punës dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin prej 7 vite dhe 4 muaj burg.

Se si ka punuar kaq i qetë mandija prej shumë vitesh në portin e kthyer në han të drogës, kjo merret me mend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 16:14

NË SHBA SOROSIANE TË PARTISË DEMOKRATIKE AMERIKANE, PERSONA TË TILLË ME LIDHJE TË SHUMËFISHTA ME RRJETET KRIMINALE DHE ME PRIRJE DIKTATORIALE JANË GJITHMONË TË MIRËPRITUR DHE SHUMË GRATA NË SHBA!!! PËR KËTA "UDHËHEQËS TË FORTË" BOTËROR KA MË SHUMË NEVOJË SHBA SOROSIANE!!! PO PRES REAGIMIN E ZONJËS KIMETE DHE TË SPAK!!

kadri hasbiu23/09/2021 13:25

po nuk i dinte spartak ngjela i cias dhe kimetja kto se avomut ngjela u corr neper studio televizive e na i ka bo amerikant e sorres si gogola

Shto koment

Denonco