EMRAT/ Kultivuan kanabis, dy të arrestuar në Tepelenë

EMRAT/ Kultivuan kanabis, dy të arrestuar në Tepelenë

10:11, 23/09/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës për kultivim kanabisi.

Uniformat blu arrestuan shtetasin Ramo Cakaj, banues në fshatin Veliqot, pasi në afërsi të fshatit ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Hunda, 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivim i narkotikëve" dhe "Prodhim dhe shitje e narokotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco