Policia e Durrësit arrestoi paraditen e së enjtes një doganier të dënuar më parë në Itali për trafik droge.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Julian Mandija u arrestua në vendin e tij të punës gjatë kohës që po ushtronte detyrën te sektori i kontrollit të kontenierëve.
42 vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua përkohësisht para se të ekstradohet për në Itali, ku ka qenë më parë i dënuar për 7 vjet e 4 muaj.
NJOFTIMI ZYRTAR
“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”,
© SYRI.net