Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

VIDEO-EMRI/ Kapet trafikanti në Durrës, i dënuar me 7 vjet burg në Itali Foto Ilustruese

VIDEO-EMRI/ Kapet trafikanti në Durrës, i dënuar me 7 vjet burg në Itali

09:13, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco