VIDEO/ Fshehu mbi 7 kg kokainë e hashash në mur, pranga 29 vjeçarit shqiptar në Itali

VIDEO/ Fshehu mbi 7 kg kokainë e hashash në mur, pranga 29 vjeçarit shqiptar në Itali

09:06, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ju gjet dhe sekuestrua kokainë dhe hashash në banesë.

Mediet italiane bëjnë me dije se autoritetet policore kanë identifikuar shqiptarin i cili po qëndronte ilegalisht në vendin fqinj, si një person që trafikonte drogë në lagjen “Madonna di Campagna”.

Ndër të tjera thuhet se i riu shqiptar u ka hapur derën policëve të cilët kanë vënë re hashash në tavolinën e kuzhinës, dhe disa mbështjellëse kokaine për paketimin e dozave.

Policia gjithashtu gjeti kokainë në komodinën e dhomës së gjumit. Gjatë kontrollit u zbulua hashash dhe kokainë e fshehur brenda në mur në dhomën e gjumit, e mbuluar nga një pllakë murale.

Në përfundim të operacionit u sekuestruan  636 gram kokainë dhe 6.35 kg  hashash. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco