EMRI/ Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit

EMRI/ Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit

09:02, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vlorë, ku 23-vjeçarja Briselda Sadushi ka ndërruar jetë në spital pas një operacioni.

Raportohet se vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar për pasojë jetë.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë.

E reja, nënë e dy fëmijëve, u fut menjëherë në operacion, ndërsa pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku e për pasojë ndërroi jetë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin në gjendjen e 23-vjeçares, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco