Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Drift në mes të qytetit me makina, procedim penal dy shoferëve të rinj

VIDEO/ Drift në mes të qytetit me makina, procedim penal dy shoferëve të rinj

08:26, 23/09/2021
A+ Aa A-

Dy drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë. 

"Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në "Rrethrrotullimin e Katedrales", Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.  Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë" njofton policia e Lezhës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco