Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Me 169 km në orë, policia zë në kurth shoferët në Sauk - Teg

VIDEO/ Me 169 km në orë, policia zë në kurth shoferët në Sauk - Teg

08:22, 23/09/2021
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës nga kontrollet në aksin Sauk – Teg mbrëmjen e sotme ka kapur me shkelje disa drejtues makinash, mes tyre me shpejtësi 134 km/h deri në 169 km/h.

Drejtuesve të automjeteve Policia Rrugore e Tiranës iu pezulloi lejen e drejtimit nga 1 deri në 4 muaj dhe masë administrative nga 8.000 deri në 21.000 lekë të rinj, si dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Vijon monitorimi i qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 9 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 134 km/h deri në 169 km/h. Drejtuesve të automjeteve Policia Rrugore e Tiranës iu pezulloi lejen e drejtimit nga 1 deri në 4 muaj dhe masë administrative nga 8.000 deri në 21.000 lekë të rinj, si dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 13 raste me shpejtësi nga 118 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 14 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco