Sëmuret Dritan Dajti, transportohet nën masa të rrepta sigurie në spitalin 'Nënë Tereza'

Sëmuret Dritan Dajti, transportohet nën masa të rrepta sigurie në spitalin 'Nënë Tereza'

08:02, 23/09/2021
A+ Aa A-

 50-vjeçari Dritan Dajti, i dënuari për vrasjen e katër policëve në 7 gusht 2009, është ndier i sëmurë mbrëmjen e së mërkurës dhe Drejtoria e Burgjeve e ka transportuar të për në spitalin e burgut tek  Qëndra spitalore “Nënë Tereza”.

Dajti kishte kaluar Covid-19 në janar të këtij viti, por me komplikacione shëndetësore. Nuk dihet se çfarë sëmundjeje e ka dërguar në spital këtë radhë.

Ai është konsideruar si një nga personat më të rrezikshëm nga Interpoli në ditët e kërkimit për vrasje. Për herë të parë ai ka vrarë nëj biznesmen në vitin 1999, Agim Beqen, me të cilin u konfiktua për ndërtimin e një pallati që kishte nisur të ndërtonte viktima.

Në nënto 2003, Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga gjyakata pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Ai kishte një pistoletë që një nga miqtë ia kishte vendosur në tualetin e gjykatës dhe me të qëlloi disa herë në ajër. Madje ia drejtoi edhe prokurori që po futej në sallën e gjyqit.

Ai u largua me motor dhe policia nuk e arriti dot. Për gjashtë vjet jetoi në arrati derisa në gusht 2009 kreu vrasjen më të rëndë, atë të efektivëvë të Njesisë Operacionale të Policisë së Shtetit, që e rrethuan në zonën e plazhit në Durrës.

Pas kësaj, seancat gjyqësore ndaj tij kanë vazhduar për vite pa mbarim me shumë zvarritje.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco