Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U arrestua për dhunë në familje, gjykata lë të lirë lituanezin kundrejt garancisë 3000 euro

U arrestua për dhunë në familje, gjykata lë të lirë lituanezin kundrejt garancisë 3000 euro

22:26, 22/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë kundrejt garancisë prej 3000 euro një 51-vjeçar lituanez të arrestuar për “dhunë në familje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Nikoljas Kuznecovs, sipas dosjes hetimore ndodhi si më poshtë. “Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, të datëlindjeve respektivisht 30.07.1973 dhe 27.02.1970, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri – tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, përzgjedhur fshatin Ksamil, Njësia Administrative Ksamil, Bashkia e Sarandës. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.

Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushta në fytyrë dhe në kokë.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Nje turk, nje arab, nje suedez dhe nje lituanez jane banoret me te fundit te perkohshem te Sarandes. Atyre u duhet te jetojne ketu deri sa te perfundojne gjyqet per ceshtjet per te cilat akuzohen, vepra penale keto te kryera gjate veres. Vec te tjerash, ata kane depozituar ne bankat shqiptare dhjetra mijera euro si garanci per shtetin shqiptar per lirine e tyre. Nderkohe nje shtetas nga Sri Lanka vazhdon te mbahet i izoluar ne Paraburgimin e Sarandes per “moskallezim krimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco