Makina përplas këmbësorin në Vlorë, i lënduari përfundon në spital, shoferi në polici

Makina përplas këmbësorin në Vlorë, i lënduari përfundon në spital, shoferi në polici

20:44, 22/09/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një aksident është regjistruar në Vlorë, në vendin e quajtur Ura e Gjormit.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19:15, një automjet me drejtues shtetasin S.G. 30 vjeç ka përplasur një këmbësor me iniciale R.S.

I plagosuri është dërguar në sptialin e Vlorës për trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco