VIDEO/ SPAK kërkon arrestimin, policia zbarkon te banesa e Llallës

VIDEO/ SPAK kërkon arrestimin, policia zbarkon te banesa e Llallës

20:32, 22/09/2021
A+ Aa A-

Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën.

Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.

Ky vendim vjen pak orë pasi SPAK kërkoi nga efektivët ekzekutimin  e vendimit të apelit të Gjykatës së Posaçme që e dënoi me 2 vite burg me vendim të formës së prerë.

Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë, e cila fillimisht ishte e mbyllur.

Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit.

Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco