Postoi videot intime në faqe pornografike, dënohet me burg shqiptari! E mitura rrëfen makthin: Ende kam...

Postoi videot intime në faqe pornografike, dënohet me burg shqiptari! E mitura rrëfen makthin: Ende kam...

22:48, 21/09/2021
A+ Aa A-

Me 4 vite burg është dënuar një 25 vjeçar shqiptar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se publikoi në faqe pornografike momente intime me të dashurën e tij greke, e cila ishte e mitur.

Nga raportimet e mediave, ngjarja ka ndodhur në 16 korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot u dha vendimi nga gjykata e Volositn.

E pranishme në seancën gjyqësore ishte edhe vajza, e cila ka deklaruar se me shqiptarin kishte një lidhje që nga viti 2015, ndërsa sipas saj makthi filloi kur ai i tha të dashurit se do ta divorconte.

“Që atëherë filloi makthi, pasi ai posedonte videot me momentet tona personale. Ai më siguroi se askush nuk do t’i shihte. E doja dhe kisha besim “të verbër” dhe ai më tha se më donte” dëshmoi vajza e re.

Por dashuria nuk zgjati dhe në shenjë hakmarrje për divorcin, i riu shqiptar e kërcënoi se do të publikonte dy video intime dhe se ai do të shkatërronte jetën.

Vajza sqaroi se në kohën kur janë bërë videot ajo ishte 16 vjeçe. Pavarësisht se ajo u ankua në polici, shqiptari i publikoi ato në faqe pornografike, derisa ajo bëri padi.

Ajo dëshmoi se ende kishte frikë për të ardhmen e saj, pasi ekziston rreziku që ai të publikojë edhe video të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco