Skandal/ Mbikëqyrte policët por kërkohej për drogë në Gjermani, përjashtohet oficeri i SHÇBA

Skandal/ Mbikëqyrte policët por kërkohej për drogë në Gjermani, përjashtohet oficeri i SHÇBA

20:17, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një tjetër skandal ka ndodhur në radhët e SHÇBA, pasi një oficerë i cili hetonte policët që shkelin ligjin, vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Për specialistin në fjalë, autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.

Drejtori i shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur nga media në lidhje me skandalin, nuk dha asnjë përgjigje.

Ditën e djeshme, SHÇBA njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, por ngjarja mësohet se ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur  larg syrit të publikut.

Sipas SHÇBA, sulmi është parandaluar, por risku që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin, mbetet i lartë dhe mund të kenë përfunduar në duar të pasigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juristi21/09/2021 21:09

Sa mir i zgjedhin.ku u gjëjn vallë

Shto koment

Denonco