Zjarr në lagjen 'Uznovë' në Berat, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarr në lagjen 'Uznovë' në Berat, flakët përhapen me shpejtësi

19:24, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre,ferra e tê mbjella është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen "Uznovë" në Berat.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderushme me shkurre, ferra e të mbjella dhe i favorizuar nga era zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave të lagjes,ku më së shumti jetojnë familjet e komunitetit rom.

Mendohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe është vënë fillimisht në përroin e Zagores që për momentin nuk ka ujë dhe është i mbuluar me shkurre.

Më pas, era ka favorizuar flakët dhe i ka përhapur ato dejt tokave me të mbjella e banesave përreth.Kanë qënë banorët e lagjes ata që kanë lajmëruar zjarrëfikësen, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje.

Efektivët e Repartit të shpëtimit nga zjarri kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët dhe kanë mundësuar fikjen e vatrave të zjarrit që po i afroheshin banesave,ndërkohë që banorët kishin dalë të gjithë jashtë nga frika.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies,ndërkohë që paraprakisht raportohet se janë përfshirë nga flakët rreth 5 ha me shkurrë,ferra e të mbjella.Mjaft zjarre janë raportuar si zjarre të qëllimshme e të vendosura nga dora e njeriut gjatë 4-muajve të fundit në qarkun e Beratit,por vetëm disa prej autorëve të këtyre zjarreve janë prangosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco