EMRI/ Prezantohej si nipi i të fortëve, arestohet për gjobëvënie i riu në Tiranë

EMRI/ Prezantohej si nipi i të fortëve, arestohet për gjobëvënie i riu në Tiranë

17:30, 21/09/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Tiranë, për shtrëngim për dhënie të pasurisë.

I riu prezantohej si nipi i të fortëve dhe kërcënonte qytetarët, që në këmbim të jepnin para. Në pranga ra shtetasi Mark Nikolli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco