Shpërthen bombola e gazit në lokal në Durrës, plagoset pronari dhe 35-vjeçarja

Shpërthen bombola e gazit në lokal në Durrës, plagoset pronari dhe 35-vjeçarja

16:23, 21/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njofton se një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal.

Sipas policisë, si pasojë është plagosur pronari i lokalit dhe një 35-vjeçare.  

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacione paraprake

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco