Tërmet në Tiranë, sizmologu Ormeni në SYRI TV: Është i vogël

Tërmet në Tiranë, sizmologu Ormeni në SYRI TV: Është i vogël

16:22, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:00.

Sipas të  dhënave, tërmeti prej 3.8 ballësh ka ndodhur 22 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër.

Duke folur për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë.

‘Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël dhe nuk presim te kete deme’, tha gjatë intervistës së tij, Rrapo Ormeni në SYRI TV.

Ky tërmet vjen 2 vite pas një tjetër tërmeti të fortë në vendin tonë, ai i 21 shtatorit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco