Vdes punëtori në Vlorë, po ngarkonte një kamion

Vdes punëtori në Vlorë, po ngarkonte një kamion

15:44, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, Maliq Berdellima nga Vlora ka humbur jeten në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco