Sherr me klientët në lokal, policia e shoqëron, durrsaku godet efektivët

Sherr me klientët në lokal, policia e shoqëron, durrsaku godet efektivët

12:40, 21/09/2021
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi goditi punonjësit e policisë.

I arrestuari është Shkëlzen Marku 35-vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës. Ai akuzohet për ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Sipas policisë, pas një konflikti me klientët në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe shoqërimit në ambientet e policisë, 35-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e policisë.

Në raportin e fundit, policia e Durrësit njofton se ka gjobitur një aktivitet në Durrës, pasi u konstatua se nuk kishte respektuar masat anti-covid duke vijuar me muzikën në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Pronari i subjektit E. T. 37 vjeç është gjobitur 3.000.000 lekë. Gjithashtu, policia thotë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet muzikore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco