Vlorë/ Vodhën marketin natën, goditet banda e të miturve, ja si ranë në kurth

Vlorë/ Vodhën marketin natën, goditet banda e të miturve, ja si ranë në kurth

11:37, 21/09/2021
A+ Aa A-

Pesë persona janë arrestuar për vjedhje në Vlorë, teksa 4 prej tyre janë me precedent. Të arrestuarit janë; R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një sasi të vogël parash në marketin në pronësi të D. H. dhe më pas kanë tentuar të largohen me një automjet me drejtues B. S.

Gjithashtu, njëri prej autorëve të dyshuar, i mituri I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një qytetari. Gjithashtu u bë arrestimi edhe i B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” për vjedhje në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco