EMRAT/ Plagosja në Qafë Kashar, ja kush janë 3 autorët që po kërkohen

EMRAT/ Plagosja në Qafë Kashar, ja kush janë 3 autorët që po kërkohen

18:31, 20/09/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Qafë Kashar të Tiranës, më datë 17 shtator 2021, kur me armë zjarri është plagosur shtetasi R.S, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes e i ka shpallur në kërkim. Ata janë shtetasit Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

Luan Lame, 23 vjeç, Blerim Allmeta, 27 vjeç dhe Adriatik Cena, 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco