Arrestimi i modeles greke nxjerr zbuluar bosin shqiptar të trafikut të kokainës

Arrestimi i modeles greke nxjerr zbuluar bosin shqiptar të trafikut të kokainës

17:28, 20/09/2021
A+ Aa A-

Arrestimi me 8 kilogramë kokainë të modeles së njohur greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj, ka nxjerrë zbuluar një baron shqiptar të drogës.

I njohur me nofkën “Billy The Kid”, shqiptari besohet se është drejtuesi i një rrjeti droge që vjen nga Amerika Latine, dërgon drogën në Shqipëri, Mal të Zi dhe më pas e shpërndan në tregun europian, raportojnë mediat helene.

Dyshohet se modela greke dhe bashkëshorti i saj punonin në llogari të rrjetit shqiptar të drogës.  Policët e Prokurorisë së Sigurisë së Drogës të Sigurisë Attica e karakterizojnë “Billy the Kid” si një “lojtar” të fortë në kartelet e kokainës.

Shqiptari besohet se kalonte sasi të mëdha kokaine përmes Ballkanit, duke tejkaluar edhe mafiozët më të njohur nga Serbia. Policia greke ka lokalizuar vendin ku qëndron “Billy The Kid”, që është Belgjika dhe po punon për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco