VIDEO nga SYRI TV/ ‘Kam futur në dhe burra më të mirë’, kërcënoi policin, nën hetim durrsaku

VIDEO nga SYRI TV/ ‘Kam futur në dhe burra më të mirë’, kërcënoi policin, nën hetim durrsaku

16:04, 20/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit procedoi në gjendje të lirë 25-vjeçarin Alert Karamani pasi kërcënoi me fjalë efektivin e policisë rrugore që e ndaloi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Karamanit iu pezullua leja e drejtimit përfundimisht për shkak të shkeljes së përsëritur.

Nga SYRI TV

I riu Alert Karamani, i cili rezulton në disa pamje të publikuara në mediat sociale të kërcënoi efektivin e Policisë së Durrësit përfundoi nën hetim për ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë’ dhe ‘Kanosja për shkak të detyrës’.

Duke tentuar të intimidonte efektivin, 25-vjeçari e ka paralajmëruar se do ta heq nga puna, teksa më tej i tregon se ‘ka futur në dhe’ burra më të mirë se ai.

25-vjeçari, i është drejtuar efektivit të policisë me fjalët: ‘s'më njihke mirë ti mua. O do të zhvesh unë ty sonte o s’ka. Unë të flas si burri-burrit’.

Policia e Durrësit njoftoi këtë të hënë se Alert Karamanit i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Intimidimi i efektivëve të policisë me vendin e punës, apo duke i treguar shefin dhe forcën nuk është një fenomen i ri, pasi më herët raste të tjera janë denoncuar në rrjete sociale nga qytetar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco