Bien shifrat në Kosovë/ 6 viktima dhe 48 raste të reja me Covid-19

Bien shifrat në Kosovë/ 6 viktima dhe 48 raste të reja me Covid-19

15:04, 20/09/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në vend.

 Përgjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 2 mijë e 319 mostra, nga të cilat 48 kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 6 persona.

MSh ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 903 persona.

Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 9 mijë e 146 qytetarë.

20 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco