I çojnë pistoletën me dron, i burgosuri qëllon të dënuarit e tjerë

I çojnë pistoletën me dron, i burgosuri qëllon të dënuarit e tjerë

14:57, 20/09/2021
A+ Aa A-

Një i 28-vjeçar napolitan, i burgosur në zonën e sigurisë së lartë në burgun e Frosinones, ka shtirë me pistoletë kundër tre të burgosurve të tjerë, pasi ishte rrahur e kërcënuar ditët e fundit nga disa napolitanë e shqiptarë.

Pas incidentit, 28-vjeçari u transferua në një tjetër burg.

Ai kishte kërkuar të bënte dush, duke arritur të bindte një nga rojet që t’i hapte derën e qelisë. Në atë moment, napolitani nxori një pistoletë me të cilën kërcënoi rojën, duke e detyruar t’i jepte çelësat e qelive ku ishin mbyllur personat që e kishin sulmuar pak ditë më parë. Iu afrua qelive dhe shtiu tri herë, duke u përpjekur të godiste të burgosurit.

Menjëherë pas ngjarjes, me anë të një celulari të vogël që mbante në mënyrë të paligjshme, i telefonoi avokatit të tij, duke i kërkuar këshilla se çfarë duhej të bënte. Avokati e bindi që të dorëzohej.

Sipas zbardhjes së incidentit nga autoritetet, ai e kishte marrë pistoletën me një dron nga jashtë burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco