Detaje nga aksidenti tragjik në Greqi, 21-vjeçari shqiptar nuk kishte patentë për motor

Detaje nga aksidenti tragjik në Greqi, 21-vjeçari shqiptar nuk kishte patentë për motor

13:58, 20/09/2021
A+ Aa A-

Aksidenti automobilistik në Kretë, pamjet e të cilit janë tronditëse, i kushtoi jetën 21-vjeçarit  shqiptar Erdi dh 17-vjeçarit  grek Mateos, të cilët po udhëtonin me motor.

Mediek greke njoftojnë shofer i motorit ishte 21-vjeçari shqiptar, i cili humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë drite.

Sipas creta24.gr, 21-vjeçari punonte si shpërndarës në një dyqan, ai kishte patentë shoferi, por jo për motor.

Forca e përplasjes ishte aq e fortë sa që motori u gjet 100 metra larg.

Hetimi paraprak pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti.

Në të njëjtën kohë, janë kërkuar teste toksikologjike për të përcaktuar nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

"Vdekja ishte fatale për 21-vjeçarin, ai u transportua i vdekur në Spitalin Venizelio, ndërsa 17-vjeçari vdiq pak minuta pasi u transportua në spital," tha drejtori i spitaliy, Costas Terzakis për mediet lokale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco