Përdhunuan në grup të miturën, prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për 5 të dyshuarit

Përdhunuan në grup të miturën, prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për 5 të dyshuarit

09:56, 20/09/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë.

Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Ata u denoncuan nga vetë vajza e mitur dhe familja e saj, pasi dyshohet se prej kohësh e detyronin atë të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shantazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco