EMRI- VIDEO/ Kapet me armë dhe kokainë, arrestohet 26-vjeçari

EMRI- VIDEO/ Kapet me armë dhe kokainë, arrestohet 26-vjeçari

09:12, 20/09/2021
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sallmone” u arrestua shtetasi Eraldo Vora, banues në Sallmone të Shijakut, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e të riut, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Ja njoftimi:

DVP Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sallmone".

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. 

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Sallmone", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco