VIDEO/ Gjendet pas 6 ditësh pa jetë, minatori Muharrem Plaku, nën masivin e shembur

VIDEO/ Gjendet pas 6 ditësh pa jetë, minatori Muharrem Plaku, nën masivin e shembur

07:38, 20/09/2021
A+ Aa A-

Në Bulqizë është gjetur pas 6 ditësh kërkime, trupi i pa jetë i minatorit Muharrem Plaku. 61 vjeçari është gjetur gjatë kërkimeve në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Trupi i tij  është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Më datë 15 shtator 2021,  Policia e Bulqziës njoftoi se rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, pati një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, u dyshua se mbeti i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave nisi punën për pastrimin e galerisë dhe për t'i ardhur në ndihmë punëtorit, që kishte mbetur në galeri. Nga ana tjetër, grupi hetimor nisi hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco