Në Bulqizë është gjetur pas 6 ditësh kërkime, trupi i pa jetë i minatorit Muharrem Plaku. 61 vjeçari është gjetur gjatë kërkimeve në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.
Më datë 15 shtator 2021, Policia e Bulqziës njoftoi se rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, pati një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, u dyshua se mbeti i bllokuar në galeri një punëtor.
Grupi i avari-shpëtimit të minierave nisi punën për pastrimin e galerisë dhe për t'i ardhur në ndihmë punëtorit, që kishte mbetur në galeri. Nga ana tjetër, grupi hetimor nisi hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net