VIDEO/ Bulqizë, vijojnë kërkimet për minatorin: Vështirësohet operacioni i kërkimit

VIDEO/ Bulqizë, vijojnë kërkimet për minatorin: Vështirësohet operacioni i kërkimit

15:52, 19/09/2021
A+ Aa A-

Kanë hyrë në ditën e 5 kërkimet për minatorin Muharrem Plaku, I cili ndodhet I bllokur në galerinë 3 në Minierën e Bulqizës, ku janë shënuar të tjera shembje. Pasiguria në Punë dhe mungesa e kushteve të sigurisë teknike vijojnë të jenë një problem serioz, kryesisht në firmat minerare, ku çdo vit shënohen 20 deri në 30 viktima në galeritë e nëntokës.

Nga syri tv

Kërkimet për gjetjen e minatorit Muharrem Plaku I cili ka mbetur në galerinë 3 në Minierën e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 5, duke zbehur kështu shpresat për gjetjen e tij gjallë.

Puna për gjetjen e minatorit Muharrem Plaku është vështirësuar pasi raportohet se në galerinë ku ai është bllokuar, janë regjistruar të tjera shembje mëngjesin e kësaj të diele.

Shëmbjet kanë ardhur për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa 60 vjeçari është bllokuar në në një galeri të sapohapur në thellësinë 450 metra.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën prej ditësh, por publikisht kanë deklaruar se terreni është mjaft i vështirë dhe se vijojnë të bien minerale.

Ata kanë shtuar se po vijojnë të punojnë me ritme të ngadalta në mënyrë që të mos rrezikojnë shembje të tjera më të mëdha që do të shuanin shpresat për nxjerrjen gjallë të minatorit.

Familja e Plakut pret në ankth prej ditësh pasi shpresat që të takohen me 60-vjeçarin janë të pakta.

Pasiguria në Punë dhe mungesa e kushteve të sigurisë teknike vijojnë të jenë një problem serioz, kryesisht në firmat minerare, ku çdo vit shënohen 20 deri në 30 viktima në galeritë e nëntokës.

Për këtë ngjarje të rëndë nuk ka asnjë reagim as nga sindikatat por as nga institucionet e rendit, të cilat mbyllin sytë përpara këtyre krimeve të paralajmëruara.

Subjekti minerar "KADURTEX sh.p.k."  me administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi.

Nga ana tjetër Policia e Bulqizës  bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

Ndërkohë pas 5 ditësh është kujtuar të reagojë për këtë skandal edhe kryebashkiaku Lefter Alla, i cili është shprehur se ka vetëm lutje që ekipet e shpëtimit ta gjejnë sa më parë minatorin Muharrem Plaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco