VIDEO/ Trafiku i refugjatëve, 5 ‘shoferë’ të arrestuar në 24 orë, 35 emigrantë të ndaluar

VIDEO/ Trafiku i refugjatëve, 5 ‘shoferë’ të arrestuar në 24 orë, 35 emigrantë të ndaluar

13:18, 19/09/2021
A+ Aa A-

Shqipëria prej muajsh është kthyer në portën hyrëse të klandestinëve nga lindja që emigrojnë drejt Bashkimit Evropian. Vetëm në 24 orët e fundit janë ndaluar 35 klandestinë gjatë kontrolleve të ushtruara në Fier, Lezhë e Gjirokastër.

Nga Syri Tv

Trafiku i emigrantëve të paligjshëm ne vendin tonë  nuk ka të ndalur teksa trafikantët vijojnë transportin e emigranteve nga Korça e Gjirokastra drejt Tiranës e Durresit.Vetëm këtë të dielë policia e shtetit ka arrestuar 5 persona të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës dhe janë shoqëruar 35 persona.

Me anë të një joftimi për mediat policia bën me dije se janë arrestuar 26 vjeçari Enea Babasi dhe 33 vjeçari Indrit Ndoj pasi u kapën në Skuraj të Kurbinit, duke transportuar me automjetet  e tyre  “ Volvo ” dhe "Ford", 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Gjithashtu  në aksin rrugor  Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, policia ka arrestuar 52 vjeçarin Ylli Çako dhe 49 vjeçarin Sazan  Mana  banues në Tepelenë, pasi me dy automjete të ndryshme, “Nissan” dhe “Benz”, janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular. Ndërkohë  burime policore bëjnë me dije se është arrestuar 42 vjeçari Mandi Cano pasi u kap në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco