Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Të rinjtë protestë për ‘Urën e Zogut’, Aktivistët: Ministria e Kulturës të marrë masa

VIDEO/ Të rinjtë protestë për ‘Urën e Zogut’, Aktivistët: Ministria e Kulturës të marrë masa

12:46, 19/09/2021
A+ Aa A-

Ura e Zogut në Milot po shkon drejt shembjes, kjo për shkak të reshjeve të shumta por edhe inerteve që merren në lumin Mat. Të rinjtë e Kurbinit kanë organizuar për të disatën herë një protestë në formë marrshimi, ku kërkojnë marrjen e menjëhershme të masave për shpëtimin e kësaj ure, e cila është monument culture e kategorisë së parë.

Nga syri Tv

Të rinjtë e Kurbinit zhvilluan një tjetër marrshimnë formë proteste duke kërkuar reagimin e institucioneve për mbrojtjen dhe mosdegradimin e mëtejshëm të Urës së Zogut mbi lumin Mat, urë e cila është monument kulure e kategorisë së parë.

Aktivitët tregojnë se për mbrojtjen e kësaj ure shprehet se duhet të ketë ndërhyrje të menjëhershme, pasi po degradon dhe njëra këmbë e saj është zhvendosur rreth 1.5 metra, si edhe tregon se si kjo urë mund të shpëtohet.

Deri më tani, të rinjtë kanë mbledhur më shumë se 5 mijë firma duke ja dërguar ministrisë së kulturës, por siç edhe shprehet një aktiviste, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ministra. Aktivistët theksojnë  se për shkak të vlerës historike, instancat përkatëse duhet të ndërhynin pa pasur nevojë për protesta.

Ura e Zogut  është ndërtuar në vitin 1927 dhe e lënë nën harresë , rrezikon shembjen nga rreshjet e shiut, erozioni, por mbi të gjitha dora e njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco