Fshati Zharrëz i mbushur me pellgje nafte, banori: kemi frikë për fëmijët tanë, era e rëndë…

Fshati Zharrëz i mbushur me pellgje nafte, banori: kemi frikë për fëmijët tanë, era e rëndë…

12:34, 19/09/2021
A+ Aa A-

Banorëve të Zharrzës u rrezikohet jeta nga gropat e naftës që gjenden kudo rreth banesave të tyre. Në të gjithë zonën ka grupa të mbushura me mbetje hidrokarbure që jo vetëm janë vatra për sëmundje, por shpesh fëmijët kanë rënë në këto gropa duke rrezikuar jetën.

Nga syri Tv

Gropat me naftë bruto pranë banesave janë kthyer në makth për banorët e Zharrëz në bashkinë e Patosit. Të intervistuar nga SYRI TV banorët shprehen se pavarësisht se ky problem është i mbartur prej vitesh deri më tani asnjë masë nuk është marrë.Sipas tyre këtyre gropave shpesh iu vihet flaka çka rrezikon më së tepërmi fëmijët të cilët luajnë në zonë.

Pavarësisht se kanë dërguar me dhjetra kërkesa në bashki dhe e kanë ngritur disa herë zërin në media deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për banorët e Zharrëz.Të gjendur përballë kësaj situate shumica e banorëve kanë zgjedhur të emigrojnë drej vendeve të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco