U gjet i gjallë/ Tani nisin telashet për italianin, kockat në makinë u morën nga një varrezë

U gjet i gjallë/ Tani nisin telashet për italianin, kockat në makinë u morën nga një varrezë

10:50, 18/09/2021
A+ Aa A-

Davide Pecorelli është gjetur gjallë në Toscana të Italisë pas 9 muajsh hetime që nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë. Por këtu nisin një seri telashesh për biznesmenin italian i cili duket se ka inskenuar çdo gjë duke futur policitë e dy vendeve në “qorrsokak” pas muajsh hetime për zhdukje dhe vrasje.

ABC raporton se tashmë ai do të hetohet nga autoritetet shqiptare për mashtrim. Në lidhje me këtë fakt pritet të dërgohet një letër-porosi mes palëve ose vetë 45-vjeçari do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të dhënë sqarime.

Ndërkohë mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur, të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 9 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

Prokuroria shqiptare i kishte dërguar Romës një listë me emrat e biznesmenëve apo edhe personave të tjerë që Davide kishte takuar në Shqipëri, ku merrej me tregtimin e makinave të shtrenjta me vlerë dhjetëra mijëra euro për qendrat e bukurisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco