Hashash e kokainë në dhomën e hotelit në Sarandë: 10 mln garanci arabit për lirinë

Hashash e kokainë në dhomën e hotelit në Sarandë: 10 mln garanci arabit për lirinë

08:13, 18/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës e ka lënë të lirë 33-vjecarin A. L nga Arabia Saudite. Ai u kap disa ditë më parë nga Policia e Sarandës, pasi në dhomën e hotelit të tij u gjetën 3.3 gram hashash dhe 0.4 gram kokainë.

“Kam ardhur me pushime në Sarandë së bashku me tre shokët. Pasi na ka shoqëruar në hotel, policia na ka kërkuar dokumentet e identifikimit të cilat nuk i kemi pasur për momentin. Në këto kushte, policia na ka shoqëruar për në dhomën tone për të marrë pasaportat. Lënda e gjetur nga Policia është imja dhe e kam për përdorim vetjak. Lëndën narkotike e kam blerë thjesht për përdorim vetjak dhe e mbaja në dhomën e hotelit. Është hera e parë që vij me pushime në Sarandë dhe nuk e di me saktësi vendin se ku i kam blerë lëndët narkotike cannabis sativa e kokainë, i kam blerë në rrugë, personin nuk e njoh. Lëndën narkotike cannabis sativa dhe kokainën i kam blerë në shumën 1200 lekë të reja” është shprehur arabi gjatë hetimeve paraprake.

Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “garanci pasurore 1 milion lekë” dhe “detyrim për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore, një herë në muaj, ditën e hënë të javës së parë, ora 10:00”.

Gjatë këtij sezoni turistik, shtetas të ndryshëm rezultuan problematikë me ligjin për Policinë e Sarandës.

Të arrestuarit kanë qënë suedezë, lituanezë, arabë, turq dhe nga Sri Lanka. Zakonisht ata janë akuzuar për sasi tepër të vogla droge, dhunë në familje, falsifikime e moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë detyruar t’i vazhdojnë “pushimet” në Sarandë pasi Gjykata i ka lënë të lirë me garanci pasurore por me kusht që të paraqiten në prokurori çdo javë apo muaj, ndërkohë që shtetasi nga Sri Lanka i akuzuar per moskallëzim krimi në një rast plagosjeje, ndodhet i izoluar në paraburgimin e Sarandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco