Kërcet arma në lagjen e romëve, i dehuri qëllon me karabinë nga ballkoni i shtëpisë

Kërcet arma në lagjen e romëve, i dehuri qëllon me karabinë nga ballkoni i shtëpisë

22:41, 17/09/2021
A+ Aa A-

Një incident me të shtëna armësh ndodhi të premten pasdite në Selanikun perëndimor. Sipas informacioneve na mediat greke një person, i cili ishte në gjendje të dehur, doli në ballkonin e shtëpisë së tij dhe hapi zjarr me një karabinë.

Ngjarja ka ndodhur në një vendbanim rom pranë Unazës në zonën e Kordelio. Katër persona që ishin aty pranë u plagosën lehtë nga plumbat. Por sikur të mos mjaftonte kjo, makthi për ta nuk përfundoi, pasi u sulmuan dhe u rrahën.

Brenda pak minutash, forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Të plagosurit dhe protagonisti i dhunës shkuan në qendrën shëndetësore ndërsa më pas autori i kësaj ngjarje u vë në pranga ku edhe u mësua se ishte në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco