Ndryshon regjimi i hyrjes së shqiptarëve në Spanjë, kriteret e reja nga 20 shtatori

Ndryshon regjimi i hyrjes së shqiptarëve në Spanjë, kriteret e reja nga 20 shtatori

12:12, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ambasada e Shqipërisë në Madrid njoftoi sot se qeveria spanjolle ka bërë ndryshime në regjimin e hyrjes  të qytetarëve shqiptarë në Spanjë,

Sipas ambasadës, "me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:

Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO): ose

Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afat gjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.

Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.

Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://www.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi.

Ky urdhër hyn në fuqi më datë 20 shtator 2021, ora 00:00

Për më shumë info: https://www.boe.es/.../2021/09/16/pdfs/BOE-A-2021-15041.pdf
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco