Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ishtë tapë, bënte manovra të rrezikshme me makinë, prangoset nga policia

Ishtë tapë, bënte manovra të rrezikshme me makinë, prangoset nga policia

12:00, 17/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Sipas uniformave blu, J. H., ishte i dehur në momentin që bënte këto veprime të rrezikshme, ndërsa edhe nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

“Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco