Si është gjendja e të rinjve që u plagosen me armë, ja çfarë deklaroi njëri prej tyre në polici

Si është gjendja e të rinjve që u plagosen me armë, ja çfarë deklaroi njëri prej tyre në polici

09:55, 17/09/2021
A+ Aa A-

Pas mesnatës, 2 të rinj janë plagosur me armë zjarri në Tiranë. Enis Sanxhku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç janë mjekuar në spitalin e Traumës dhe më pas njëri prej tyre ka shkuar për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen pasi gjendja e tij paraqitet pak më mirë se shoku i tij.

AI ka treguar se kanë qenë duke u kthyer nga një ndeshje që sapo kishin bërë në kalçeto dhe shkak ishte bërë një manovrim i gabuar ku i kanë bllokuar rrugën autorit të ngjarjes. Më pas konflikti ka degraduar deri në përdorjen e armëve të zjarrit.

Sipas tyre situata është krijuar vetëm si pasojë e një konflikti momental. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autorit të ngjarjes. Policia ka ngritur postoblloqe në zona të ndryshme të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qafë-Kasharit” në orën 24:05. Ndërkohë dy të plagosurit nuk kanë pasur ndonjë precedent të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ka qenë totalisht e papritur dhe ka ndodhur në fraksione sekondash. Nga informacionet e siguruara, mësohet se të rinjtë e plagosur nuk kanë pasur njohje të mëparshme me autorin e ngjarjes, përndryshe ata do ta kishin identifikuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco