Minatori 3 ditë nën tokë, ende nuk dihet fati i 61-vjeçarit të bllokuar në minierën e Bulqizës

Minatori 3 ditë nën tokë, ende nuk dihet fati i 61-vjeçarit të bllokuar në minierën e Bulqizës

09:44, 17/09/2021
A+ Aa A-

Minatori , Muharrem Plaku, 6i-vjeç, vijon të jetë i bllokuar për të tretën ditë, nën tokë në një miniere në Bulqizë prej mesdites së të mërkurës, kohë kur një masiv shkëmbor u shemb në galeri.

Ekipi i kërkim-shpëtimit po punon për të ditën tretë radhazi për gjetjen e 61-vjeçarit.

Raporton nga terreni se operacioni për nxjerrjen e teknikut të bllokuar në tokë është i vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Ky është incidenti i tretë në minierat e Bulqizës në më pak se një javë. Situata e sigurisë në minierat e kromit është prej kohësh me probleme.

2 minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga aksidentet në 7 muaj të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco