‘Po ktheheshin nga…’, detaje të reja nga plagosja me armë e dy të rinjve

‘Po ktheheshin nga…’, detaje të reja nga plagosja me armë e dy të rinjve

08:13, 17/09/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e dy të rinjve mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se shtetasit e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qene duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Ndër të tjera mësohet se konflikt, ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar.

Të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco