Pritë me armë 2 të rinjve afër Tiranës, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

Pritë me armë 2 të rinjve afër Tiranës, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

07:38, 17/09/2021
A+ Aa A-

Dy të rinjve 20-vjeçarë iu është bërë pritë me armë pas mesnate tek Mbikalimi i Kasharit, Enis Sanxhakut dhe Noa Matos. Të dy janë plagosur dhe tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës tha se ngjarja ndodhi rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”. Në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Enis Sanxhaku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes,” përfundon njoftimi paraprak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco