VIDEO/ Zjarri përfshin gjatë natës lokalin në Berat, shkrumbon pothuajse gjithçka

VIDEO/ Zjarri përfshin gjatë natës lokalin në Berat, shkrumbon pothuajse gjithçka

07:26, 17/09/2021
A+ Aa A-

Zjarri përfshiu gjatë natës një lokal në Berat dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa të lënduar, njoftoi gazetarja e Syri.TV.

Lokali ndodhej në afërsi të Urës së Goricës. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin, kjo për shkak edhe të konstruktir prej druri me të cilin ishte ndërtuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit Zjarrfikës të qytetit. Pas mbërritjes,zjarrëfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.

Megjithë ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve, zjarri përshiu me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e lokalit, duke shkrumbuar thuajse gjithçka.

Fatmirësisht gjatê momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.

Mësohet se shkak për zjarrin ishte bërë zgara në dhomën e gatimit, e cila ishte lënë gabimisht ndezur nga punonjësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco