EMRAT- VIDEO/ Shihni përplasjen e fortë të makinës me motorin, ndërron jetë 60-vjeçarja

EMRAT- VIDEO/ Shihni përplasjen e fortë të makinës me motorin, ndërron jetë 60-vjeçarja

20:29, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në autostradën që lidh Lezhën me Shkodrën.

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Liza Daija, 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi Fran Daija, 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30,  në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç,  automjeti tip"  Benz " është përplasur me një  motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë  transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco